“E falenderoj për besnikërinë, fati ynë që vjen te ne“, Halili prezanton Seferin: Vështirë të marrësh lojtarë të Kombëtares

Pas zhbllokimit të merkatos, Tirana ka zyrtaruzuar pasditen e sotme blerjen e bujshme, Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi do të mbajë veshur fanellën bardheblu për 6 muaj, për t’u rikthyer më pas sërish në radhët e Jang Bojsit. Krahë lojtarit të Kombëtares shqiptare ishte vetë presidenti Halili, i cili ia jep meritat për këtë transferim drejtrorit sportiv, Tefik Osmani. Në konferencën e mbajtur për mediat, kreu i kampionëve në fuqi të Superiores tregon se sa e vështirë ishte për të bërë një goditje të tillë në merkato, ndërsa premton edhe 2 apo 3 afrime të reja nga jashtë Shqipërisë këtë muaj.

“Kjo është merkato e hapur dhe nuk ka shumë kohë. Kjo merkato është për të mirën e klubit dhe nuk jemi dakort për të qendruar në këtë gjendje që jemi e për këtë arsye duhet të bëjmë një merkato të shpejtë. Duhet shumë punë për të arritur të marrësh lojtarë të mirë, por ne e bëjmë edhe për të kënaqur tifozët tanë.

Do të bëjmë më të mirën për t’i lehtësuar pak këto vështirësi që po kalojmë të gjithë. Afrimi i Seferit ishte falë drejtorit Osmani që kontaktoi personalisht Seferin, i cili është në një moshë të re, por fati jonë është që vjen të ne. Një lojtar që do ta respektojmë siç kemi bërë me të gjithë lojtarët e tjerë dhe të gjithë bashkë do të arrijmë aty ky i takon kësaj skuadre, që është drejt titullit. Nuk është e lehtë që të sjellësh futbollistë të cilët janë pjesë e Kombëtares, e thashë që është kënaqësi pasi edhe ne kemi lojtarë të Kombëtareve të tjera.

Synojmë që edhe të afrojmë lojtarë të tjerë, por do ta tregoj edhe Seferi vetë sa e vështirë ka qenë. E falënderoj për besnikërinë që tregoi pasi na dha fjalën dhe u treguar korrekt duke pritur deri në fund për të firmosur me klubin tonë.

Lojtarët që ne duam të marrim janë në vazhdimësi. Ne në një kohë rekord me klubin arritëm të zhbllokonim merkaton. Lojtarët e tjerë janë nga jashtë Shqipërisë, por nëse kemi mundësi mund të arrijmë të marrim edhe lojtarë brenda vendit. Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë në kampionatin tonë, por shpresojmë të sjellim 2 apo 3 blerje të reja”, ishte deklarata e Refik Halilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *