E ëndërron Kombëtaren Shqiptare, Eneo Bitri tregon mes fjalëve “të koduara” se ku do të transferohet pas Astanës

Eneo Bitri ka bërë mirë në aventurën e tij pas largimit nga Partizanit. Mbrojtësi u kthye menjëherë në pikë kyçe te Astana, atje ku do të arrinte që të gjente edhe rrjetën. Goli më i spikatur dhe që veçohet është realizimi ndaj Arisit, në një tokë ku nuk munguan thirrjet kundër Shqipërisë. Bitri ia doli me sukses që ta nxirrte këtë skuadër nga Europa, ndërsa i ftuar në “Ora Sport”, mes fjalëve të koduara ka zbuluar paksa edhe kampionatin e ri ku do ta shohim pas Astanës.

“Nuk ka oferta konkrete në tavolinë, por ka interesime. Kam akoma një vit kontratë me Astanën. Besoj se mund të lëviz tani, por është herët që të flas akoma për kthimin në Shqipëri. Kur të më vi radha për Kombëtaren, atëherë do të jem gati. Kush është ai futbollist që nuk e do Kombëtaren? I pyetur nëse i pëlqen Turqia ose Hungaria, Bitri ka thënë: “Budapesti më pëlqen shumë, janë dy shtete interesante. Turqia ka traditat e saj, ndërsa Budapesti është më festiv”, tha Bitri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *