“I uroj suksese Arapit, por ju kujtoj shprehjen e Sejdinit”! Dalipi për trajnerin e ri të Teutës: Nuk hahet bakllavaja në mes, nuk ka stërvitur asnjë ekip

Menjëherë pas humbjes me Partizanin, trajneri Martini zgjodhi që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Një përballje kjo ku ishin dy pankina të lëkundura, por në fund e pësuan te durrsakët. Koha nuk premtonte dhe menjëherë drejtuesit zgjodhën që të vazhdonin me Renato Arapin.

Ish-kapiteni që e njeh më së miri skuadrën dhe ia njeh “telat”, do të kërkojë triumfin edhe si trajner, duke lënë pas krahëve periudhën si futbollist. Dyshimet janë ngritur nga ana e trajnerit Edmond Dalipi në emisionin “Ora Sport”, ku teksa i uron suksese Arapit, kujton se nuk ka drejtuar ende asnjë skuadër.

“I uroj suksese Arapit. Kam një shprehje të profesorit Faruk Sejdinit që thoshte: “O xhaxh, nuk hahet bakllava në mes”. Jam shumë dakort, por pa trajnuar asnjë ekip dhe ta marrësh direkt atje? Nuk duket mirë. Trajnerët janë në presion të madh”, tha Dalipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online