Lindon Selahi ishte një prej mesfushorëve më të mirë të “Eredivisie” në sezonin e shkuar, atje ku në bazë të statistikave vlerësohej mbi emra të tjerë të njohur në elitën e futbollit holandez. Por me ndryshimin e trajnerit, futbollisti shqiptar është venitur së tepërmi duke përfunduar në stol.
Në merkaton e verës ishte Celtic që u interesua për të marrë shërbimet e Selahit, por nuk do të gjente akordin me klubin holandez. Ndërkohë në këto ditë të para të janarit vijnë shumë interesime nga Belgjika, pikërisht në vendin ku është formuar edhe futbollisti. Përgjigja e parë e Tëentes kanë qenë disi negative pasi sipas tyre Selahi është shumë i mirë dhe stërvitet me shumë seriozitet. Por kur bëhet fjalë për ndeshjet e luajtura në kampionat gjithmonë zgjidhen mesfushorë të tjerë përpara tij.
Tashmë është drejtori teknik i Tëentes, Jan Steuer, i cili është shprehur se nuk do ta pengojnë largimin e Selahit, vetëm se oferta që duhet të vijë, ka kushtin për të plotësuar dëshirat e tyre. Pas largimit të këtij futbollisti Tëente nuk do të hidhet sërish në merkato për futbollistë pasi ka një mbingarkesë sa i përket mesfushorëve në organikë. /Sport Ekspres/