“E donte Napoli në verë”, detaji i Di Marcios që shpjegon rënien e formës së Bajramit: Empoli kërkonte 15 milionë euro

Xhanluja Di Marcio ka zbuluar detaje interesante për Nedim Bajramin. Gazetari i njohur italian ka thënë për “Chiamarsi Bomber” se në verë Napoli, Valencia dhe Fiorentina kanë kërkuar mestushorin shqiotar, por Empoli nuk e ka lënë të lirë, pasi kërkonte 15 milionë euro për kartonin e tij. Ndoshta kjo është edhe arsyeja e rënies së formës nga ana e Bajramit, të cilën vetë zyrtarë të Empolit e kanë shpjeguar si një mërzitje të pamundësisë oër të levizur në një klub të madh gjatë verës.

“Sasuolo bëri grushtin e shtetit në janar në janar duke marrë Bajramin, sepse ai ishte një lojtar që klube edhe më të rëndësishme synonin në verë si Napoli, Valencia apo Fiorentina, por Empoli kërkonte 15 milionë. Marrja e tij për 6 milionë është një lëvizje e shkëlqyer nga klubi jezhilzi”, ka zbuluar Di Marcio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online