E do Sinisha Mihajloviç në skuadër, Ardian Ismajli është drejt transferimit në Seria A për 3 milionë euro

Sinisha Mihajloviç kërkon në skuadër një tjetër mbrojtës shqiptar, pas marrjes së Arlind Ajetit në kohën që drejton Torinon. Këtë herë tekniku i njohur kërkon afrimin e Ardian Ismajlit te Bolonja. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë sezon me Hajdukun e Splitit, madje duke gjetur vend edhe në formacionin e vitit.

Në mediat kroate raportohet se drejtuesit e klubit kroat nuk e lëshojnë Ismajlin për më pak sesa 3 milionë euro. Një shifër kjo që i’a vlen të paguhet nga ana e skuadrës italiane, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës me prespektivë të madhe dhe njëkohësisht që ka gjetur vendin e titullarit te Kombëtarja e Shqipërisë. Mbetet të shohim zhvillimet në ditët në vazhdim, ndërsa një kalim i Ismajlit në elitën e futbollit italian është përfolur edhe më herët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *