“E dinim se na duhej një ndeshje e veçantë ndaj Aston Vilës”, Muçi tregon çelësin e fitores: Në këto lloj ndeshjes kemi më shumë hapësira

Ernest Muçi ishte heroi i Legias së Varshavës mbrëmjen e sotme. Me dy golat e tij, sulmuesi shqiptar i dha fitoren klubit polak në ndeshjen hapëse të Ligës së Konferencës, kundër Aston Vilës. 22-vjeçari ka folur pas ndeshjes për “Viaplay”-n, ku është shprehur se ishte i vetëdijshëm që duhej zhvilluar një ndeshje e veçantë për të mposhtur një kundërshtar të nivelit të Aston Vilës.

“E dinim që duhet të luanim një ndeshje të veçantë kundër një kundërshtari nga një kampionat kaq i mirë për të fituar dhe ia dolëm. Jam krenar për skuadrën dhe është shkëlqyeshëm që ia dolëm të fillonim mirë ndeshjet e fazës së grupeve. Jam gjithmonë gati që të luaj, kurdo që trajneri ka nevojë për mua. Jam i lumtur që isha titullar dhe të ndihmoja ekipin. Në këto lloj ndeshjesh kemi më shumë hapësirë pas linjës së mbrojtjes së kundërshtarit dhe e përdorëm atë sot“, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *