Egbo është trajneri më i kërkuar i Superiores jashtë Shqipërisë sa i përket aspektit të mediave. Këto të fundit janë të interesuara për të marrë eksperiencën e trajnerit të Tiranës që fitoi titullin kampion për 100-vjetorin, ndërsa është bërë edhe i pari teknik afrikan që ka arritur t’ia dalë në Europë. Në media të ndryshme ka prekur edhe temën e racizmit që ka vuajtur në Shqipëri, ndërsa trajneri Starova i ka dhënë përgjigje në studion e “Pressing”.
“Duket se Egbo ka gjëra të mbartura dhe në një kohë kontradiktore. Ne e kemi vlerësuar për aq sa kemi njohuri, si një njeri shumë të mirë, një njeri të fesë, që ka shkuar në Kishë vazhdimisht. Kemi folur me superlativa për të. Ai nuk i është referuar studios sonë, i referohet punës së tij, se gjatë punës së tij çfarë vjen nga tribuna. Po bëhet fjalë për racizëm, jo për profesion. Ne kemi parë dhe në derbi, që është një ndeshje shumë e nxehtë, nuk kam parë ta ketë ofenduar njeri. E kemi njohur si një njeri të urtë, kjo është krejt e kundërta”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/