E di si shkëlqen! Juriç i kërkon presidentit që t’i rikthejë Marash Kumbullën, Roma i përgjigjet me ofertën tjetër

Trajneri i Torinos, Juriç, kërkon me ngulm që t’i rikthehet Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu te Verona me të njëjtin trajner, duke tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha në Itali. Sigurisht që kjo aventurë e Kumbullës te Roma ishte shumë zhgënjyese, ndërsa Juriç përfiton nga mundësia dhe kërkon që ta rikthejë sërish, këtë herë te Torino.

Juriç i ka kërkuar me ngulm presidentit të klubit të Torinos, Kairo, që të merret Marash Kumbullën pasi e di sesi mund të rikthehet në nivelet më të larta. Nga ana tjetër Roma kërkon që ta bëjë marrëveshjen disi më të ndërlikuar. Aktualisht kryeqytetasit janë përgjigjur duke i kërkuar një prej lojtarëve mes Bremer dhe Singo në huazim, ndërsa nga ana tjetër, Kumbulla do të shkojë në huazim te Torino me të drejtë blerje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online