Tragjedia e Emiliano Salas është padyshim një ndër më famëkeqet në botën e futbollit, me argjentinasin që vdiq pas një aksidenti me avion. Kur kanë kaluar diçka më shumë se tre muaj nga tragjedia, vjen një tjetër lajm i hidhur për familjen Sala.
Babai i ish-futbollistit, Horacio Sala ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak. Mediat argjentinase kanë raportuar se 58-vjeçari ka qenë i shtrirë në dhomën e tij në momentin e atakut. E pabesueshme ajo që ndodh në familjen Sala…