E dërgoi Skënderbeun në Superiore, Gvozdenoviç: Jam nga Serbia dhe kemi mentalitetin njësoj, më pëlqen Shqipëria

Skënderbeu është ekipi kampion i edicionit 2022-2023 në Kategorinë e Parë. Një meritë të madhe në këtë sukses mban Ivan Gvozdenoviçi. Trajneri serb e mori drejtimin e bardhekuqve në kohën kur këta të fundit renditeshin në pjesën e poshtme të tabelës dhe ia doli që t’u sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm. Në një intervistë të shkurtër me gazetarin Altin Sulçe për “Ora TV”, Gvozdenoviç ka folur për aventurën e tij në krye të Skënderbeut dhe përshtatjen në Shqipëri.

“Jo vetëm për mua, për të gjithë ishte shumë e vështirë. Ishim në vendin e 7, 8 pikë larg Flamurtarit dhe Dianmos. Por kur përfundoi puna, ishim të gjithë shumë mirë. Unë isha pak me fat, sepse kishim një grup shumë të mirë. Kishim një grup shumë të mirë shqiptar, me disa lojtarë nga jashtë. Unë kam eksperiencë, kam luajtur për 4 vite këtu pastaj kam ardhur si zëvendëstrajner. Jam nga Serbia, nga Ballkani dhe kemi mentalitet njësoj. Për mua kjo ishte avantazh, ishte një plus për mua. Unë erdha këtu si lojtar, nuk ka rëndësi nëse vij nga Serbia, nga Afrika, nga Bullgaria apo nga Brazili. Mua më pëlqen Shqipëria. Nuk kam pasur asnjë problem këtu, edhe si lojtar, edhe tani si trajner”, ka thënë Ivan Gvozdenoviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online