Florian Marku fitoi në raundin e 8 përballë anglezit Çarlton, duke përmirësuar rekordin në 8-0-1. Kjo nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për shqiptarin, që u rrëzua në raundin e 6-të dhe kërkoi impenjim maksimal. Në intervistën pas ndeshjes Marku, foli për këtë sfidë si dhe për kundërshtarin.
“Nuk ishte një ndeshje aq shumë e vështirë, por ai është një kundërshtar që duron shumë. Urime për të, sepse pranoi ndeshjen, jo shumë persona pranojnë kundrejt një personi pa asnjë humbje. Pikë së pari, falënderoj Edin (menaxherin). Betohem në Zot që kjo është ajo që dua, jap jetën për këtë sport dhe Edi po ma bën ëndrrën realitet.
Ata thonë që nuk di të boksoj, se jam një kikboksier. E tregova sot se di të boksoj. Unë jam një kikboksier, që shumë shpejt do të bëhem një boksier shumë i mirë. Thonin që Çarlton do më nxirrte knokaut. Këto janë ato ndeshje që dua. Këto janë ndeshjet që dua kur të gjithë thonë se Marku do të humbasi, Marku do të hidhet me “Knock-Out”. Unë pastaj vendos gjithë zemrën aty për të fituar.”
Gjithashtu ai foli dhe për kundërshtarin që ai dëshiron të ndeshet në eventet e ardhshme, Conor Benn, i cili është një boksierët më të mirë me 17 fitore dhe 0 humbje, nga të cilat 11 i ka marrë me KO. Marku edhe një herë nuk ka nguruar ta thërrasë anglezin, i cili ishte i pranishëm ditën e sotme dhe po e dëgjonte ftesë e boksierit shqiptar.
“I thashë përpara ndeshjes: “Hej shiko çfarë do të bëj”. Pasi fitova, i thashë: “Hajde futu në ring”. Dëgjoni, Conor Benn nuk merr asnjëherë rreziqe. Ai ndeshet me kundërshtarë që kanë nga 8 humbje. Unë në Greqi kam mundur më të mirët dhe kampiona bote. Unë jam gati të lë jetën në ring dhe Conor e di shumë mirë këtë, pranaj kurrë nuk do të përballet me mua”- mbylli intervistën Marku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/