Pak më parë u mbyll sfida Ath.Bilbao-Atl. Madrid e cila mbaroi në rezultatin e barabartë 1-1. Golat u shënuan nga Muniain për Atletiko Bilbaon dhe Diego Kosta për Atletiko Madridin. Një gjest mjaft i bukur ka ndodhur përpara fillimit të ndeshjes, kur të dy kapitenët e skuadrave kanë vendosur lule në shkallët e stadiumit në kujtim të viktimave nga pandemia e COVID-19.
Ky veprim i shkëlqyer u duartrokit nga lojtarët e të dyja skuadrave si dhe nga gjithë stafi teknik i stadium. Munian dhe Koke janë vlerësuar nga mbështetësit e futbollit në mbarë botën, të cilët i kanë mbështetur dhe e cilësojnë si një gjest dhembshurie nga ana e dy lojtarëve.
Në përkujtim të të larguarve nga jeta si pasojë e koronavirusit, të dyja skuadrat vendosën një rrip të zi në krahë. COVID-19 ishte një rast i rrallë për mbarë njerëzimin, pasi u infektuan mbi 7.5 milionë njerëz. Kjo përhapje e gjerë e virusit, detyroi të gjitha shtetet të izolonin popullsinë. Edhe futbolli u dëmtua nga kjo pandemi, pasi u ndërpre për më shumë se 2 muaj. /Sport Ekspres/