Aventura e Benzemasë në Arabinë Saudite nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithëse Al Ittihad-i vendosi të shpenzojë një shifër të frikshme për sulmuesin francez, trajneri i ekipit nuk ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim. Tensionet e para kanë lindur mes Benzemasë dhe Nuno Espirito Santos. Ky i fundit i ka komunikuar drejtuesëve se fituesi i Topit të Artë nuk përshtatet me skemën e tij taktike.
Gjithashtu, trajneri i Al Ittihad-it refuzoi kërkesën e Karim Benzemasë për të marrë shiritin e kapitenit. Francezi po ndihet i parehatshëm për të punuar në një ambient të tillë dhe po shqyrton edhe largimin nga skuadra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/