Chelsea është hedhur në sulm për të firmosur me Moises Caicedo. Mesfushori i Brighton ka shumë potencial, ndërsa londinezët kërkojnë që të fitojnë kohë për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.
Në mediat britanike lindi hipoteza se Armando Broja do të shkëmbëhej me Moises Caicedo. Megjithatë është trajneri i ri i Chelsea, Pochetino, që e ka ndalur një gjë të tillë. Tekniku i njohur e pëlqen shumë Brojën dhe kërkon ta shoh nga afër në miqësoret përgatitore për sezonin e ri përpara se të marrë vendimin e tij përfundimtar. /Sport Ekspres/