Tirana mbetet ende në pritje të një përgjigje sa i përket festës së 100 vjetorit. Bardheblutë kanë kërkuar një numër të kufizuar të tifozëve në përballjen e fundit që do të zhvillojnë me Bylisin, për të respektuar distancën dhe për ta nisur aty festën.
Ministria e Shëndetsisë nuk po e kthen ende një përgjigje dhe ka pak gjasa që të jap dritën jeshile. Megjithatë Ylli Aga te Procesi Sportiv është shprehur se po mendohet zgjidhja që ekipi të shkojë te tifozët me autobuz të hapur. Gjithashtu ishte programuar edhe një ndeshje miqësore luksi ndaj Juventusit në 15 gusht, duke përkuar me 100 vjetorin dhe me tratativat që kishin nisur që në janar, por gjithçka u anulua. /Sport Ekspres/