E bujshme | “Tërmet” në futbollin grek, dënim ekzemplar pas manipulimit të ndeshjes

0

Komiteti i Etikës pranë Federatatës së Futbollit të Greqisë ka shpallur fajtorë klubet e OFI-t dhe Aiginiakosit për manipulimin e një ndeshje të zhvilluar në nëntorin 2017-ës. Masat ndëshkimore për të dyja palët janë tejet të ashpra. Të dyja ekipet janë dënuar me zbritje nga Kategoria, gjobë 300 mijë euro dhe nisjen e sezonit të ardhshëm me -6 pikë.

Takimi i manipuluar ishte mbyllur me fitoren 6 – 0 të skuadrës nga Kreta . Hetimet zbuluan se presidentët e të dyja skuadrave kishin rënë dakord që OFI ta fitonte ndeshjen me të paktën 3 gola.

Drejtuesi i klubit nga Kreta është dënuar me 60 mijë euro gjobë dhe me përjashtim nga të qenit pjesë e një klubi futbolli ose pjesëmarrjes në stadiume. Të njëjtin dënim ka marrë dhe presidenti i Aiginiakos, por pa gjobën monetare.

Përveç drejtuesve, dënim kanë marrë dhe 3 futbollistë të Aiginiakos të cilët janë përjashtuar nga futbolli për 10 vite dhe janë gjobitur me 5000 euro.

Tani OFI do zbresë në divizionin e dytë, ndërsa Aiginiakos në divizionin e tretë.  Për momentin pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin. Deri në daljen e një vendimi të formës finale të dyja skuadrat do të vazhdojnë të luajnë në divizionet respektive.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.