E bujshme/ “Të gjithë e pamë Juventus-Inter sesi ishte”! Dyshime për parregullsinë e ndeshjes, hapet hetimi në Itali për Lotiton

Nga Klaudio Ndreca

Një fjalë e tepërt dhe e thënë mund të kushtojë shumë! Lotito nuk e mendoj dy herë kur hodhi dyshimet e tij mbi ndeshjen Juventus-Inter, e luajtur atëherë kur gjithë Italia u mbërthye nga Koronavirusi. Falë asaj fitore të bardhezinjëve, ekipi i Sarrit u ngjit në vendin e parë dhe u krijuan shumë polemika se kërkohej me ngulm mbyllja e parakohshme e kampionatit që t’i shpallte kampion.

“Jemi një pikë larg kreut falë asaj ndeshje Juve-Inter, që të gjithë e pamë sesi ishte”. Kjo ka qenë mënyra sesi Lotito e ka komentuar në një intervistë për mediat italiane. Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit nuk ka qendruar në heshtje dhe ka hapur hetim për këtë rast.

Lotito duhet të bind për akuzat e tij dhe të tregojë se ka të drejtë për atë përballje, ndërsa në të kundërt do t’i duhet të përballet me dëme të mëdha të vlerës monetare dhe pezullimit nga stadiumet. Ndërkohë nga ana tjetër, nëse do të ketë grumbulluar fakte të rëndësishme, atëherë do të ngrihen hetime mbi ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online