Vera e ardhshme pritet ta gjejë Albion Rrahmanin larg Rumanisë. Sulmuesi shqiptar por shkëlqen me Rapidin e Bukureshtit, ku renditet i dyti në listën e golashënuesëve më të mirë. Lojtari nga Kosova ka shënuar 14 gola në këtë sezon të kampionatit rumun, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja.
Në Rumani raportojnë se Benfika kërkon të trasferojë Albion Rrahmanin. “Prosport” bën me dije se Rapidi i Bukureshtit i caktuar çmimin kartonit të sulmuesit shqiptar. Klubi rumun nuk heq dorë nga 23-vjeçari për më pak se 8 milionë euro. Kujtojmë se Rapidi e transferoi Rrahmanin në fillim të këtij sezoni për 600 mijë euro nga Ballkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/