Lionel Mesi është jashtë listës së Argjentinës, mungon për ndeshjet e muajit mars

Lionel Mesi do të shfaqet në fushën e lojës në përballjet e Argjetinës për muajin mars. Sulmuesi i Inter Majemit ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Neshvillit. Megjithatë, nuk kemi të bëjmë me një lëndim serioz, çka nënkupton se rikthimi i tij në fushë do të jetë i shpejtë. Kujtojmë se Argjentina do të luajë kundër El Salvadorit më 23 mars, ndërsa në datën 27 mars do të ndeshet me Kombëtaren e Kosta Rikës.

“Kapiteni Lionel Mesi nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e skuadrës për miqësoret në SHBA si rrjedhojë e një dëmtimi të vogël që pësoi në ndeshjen e ekipit të tij kundër Neshvillit”, ka komunikuar Federata Argjentinase e Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/