“Muja do të ngelet jashtë listës së Europianit”! Redi Jupi: U çudita me Dakun, por Mirlind do të jetë në Gjermani

Shumë polemika janë hapur për lënien jashtë listës së Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës sa i përket dy miqësoreve të muajit mars të Shqipërisë. Në një lidhje telefonike për emisionin Paso, Redi Jupi ka bërë analizën e tij në lidhje me këtë rast. “Jam çuditur për lënien jashtë të Dakut. Megjithatë Silvinjo do të shoh edhe disa lojtarë të tjerë të rinjë. Por në Europian, për mua Mirlind Daku do të jetë me patjetër.

Nuk ka kuptim që të futet dikush që nuk ka luajtur deri tani te Shqipëria. Daku ka qenë numri dy në sulm deri tani, ka zëvendësuar gjithmonë Sokol Cikalleshin. Por për mua Arbnor Muja do të ngeli jashtë kësaj liste. Me Brojën dhe Manajn që nuk mund t’i lësh dot jashtë, Uzuni kalon në krahë dhe Muja për mua do të mbetet jashtë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/