E bujshme/ Sulmuesi i Shqipërisë bëhet gati për Serinë A, do të largohet nga Bayern Munich

Një prej futbollistëve që shihet me shumë potencial nga të rinjtë e Shqipërisë është edhe Marvin Cuni. Futbollisti 21 vjeçar është pjesë e Bayern Munich, por ka kaluar disa huazime. Në Gjermani do të heqin dorë nga kartoni i tij pas disa interesimeve.

Sipas mediave italiane, Marvin Cuni do të kalojë te Frosinone. Kjo e fundit e ka piketuar lojtarin shqiptar që pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës e cila nga sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Serisë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *