E bujshme/ Suarez flet si kurrë më parë kundër Barcelonës: Ishte urdhër nga lart, do u çoj foton duke festuar titullin kampion

Luis Suarez u largua si “i mbaruar” nga Barcelona me katalanasit që kërkuan nisjen e ciklit të ri, duke hequr futbollistët që nuk mund të jepnin më me fanellën e gjigandëve spanjoll. Ndërkohë sulmuesi uruguaian mbërriti te Atletiko Madridi, atje ku tregoi se është sulmuesi më në formë i kampionatit spanjoll. Menjëherë pas kurorëzimit si kampion në “La Liga”, Suarez u ul në fushë duke folur me gruan në telefon mes lotëve. Në intervistën e fundit që ka dhënë për mediat spanjolle, lojtari ka folur si kurrë më parë kundër Barcelonës dhe veçanërisht ndaj ish-presidentit Bartomeu.

“Barcelona më dha gjithçka, më dha mundësinë për të qenë në elitë. Por presidenti Bartomeu dha të gjitha shpjegimet para mediave, por asgjë nuk më tha mua. Kur donte të ikte Mesi, kur donte të ikte Griezman, ata më drejtoheshin mua që t’i bindja. Përse, kur ika unë, përse nuk nuk e bënë këtë? Kuman më tha se nuk i nevojitet një sulmues i tillë siç isha unë. Aty e kuptova se nuk ishte mendimi i tij, por ishte urdhër. Askush nuk më ka uruar nga ish-presidentët e Barcelonës, e sidomos Bartomeu. Por do t’i dërgoj një foto nga festa e titullit. Lotët pas fitimit të trofeut? Ishin gëzimi. Gruaja më mori në telefon dhe kemi qarë të dy bashkë”, tha Suarez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online