E bujshme/ Shkëndija gjen zëvendësuesin e Ahmedit, merr lojtarin që është stërvitur nga Guardiola

Shkëndija e Tetovës po bën gati një lëvizje të zgjuar në merkaton e dimrit për të zëvendësuar Valon Ahmedin. “Infosport” ka raportuar se kuqezinjtë do të marrin në organikën e skuadrës David Babunskin, një lojtar që e ka nisur karrierën te gjigandët e Barcelonës. Mesfsuhori ka qenë pjesë e katalanasve për 6 vite, duke luajtur për ekipin e dytë.

Megjithatë disa herë është stërvitur në skuadrën e parë edhe nga Pep Guardiola, për të marrë leksionet e duhura në hapat e parë të formimit të tij. Megjithëse karriera nuk i ka shkuar sipas planeve duke luajtur te Crevena Zvezda, Yokohama, Omiya dhe së fundmi Botoshani, ardhja e lojtarit 26-vjeçar te Shkëndija e Tetovës do ta përforconte së tepërmi ekipin e Tetovës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online