E bujshme/ Rei Manaj nuk heq dorë: Do luaj sërish te Barcelona, Xavi do më shohë në fushë dhe do vendosi për mua

Rei Manaj ka dhënë një intervistë për “OkDiario“ gjatë grumbullimit me Kombëtaren në Spanjë. Sulmuesi shqiptar është rikthyer përsëri në Barcelonë, por këtë herë me fanellën kuqezi. Megjithatë në mendjen e 24-vjeçarit është edhe ekipi i Xavi-t. Në intervistën e tij Manaj tregon se dëshiron të jetë përsëri pjesë e Barcelonës në fund të sezonit. Plani i tij është i thjeshtë, të zhvillojë sezonin përgatitor me katalanasit dhe më pas të  vendosë Xavi se çfarë vendimi do të  marrë për të.

“(Te Interi) Kam ardhur shumë i ri dhe kam debutuar kur isha 17 vjeç. Kam luajtur shtatë ose tetë ndeshje dhe mund të kem sjellë keq. Krijon pritshmëri që nuk janë realitet sepse ka hierarki në futboll. Tani jam pjekur shumë dhe në nivel profesional jam shumë i lumtur me atë që kam bërë në Barcelonë dhe gjithashtu në La Spezia.

Jam shumë i lumtur, megjithëse skuadra nuk krijon shumë raste shënimi. Nuk është si në Barcelonë ku mund të kesh pesë ose gjashtë për ndeshje. Duhet të jemi të vetëdijshëm se po luftojmë për të mos rënë nga kategoria dhe është normale që të ketë ndeshje të ngushta që nuk janë ajo që dëshiron një sulmues.

Barcelona? Kam folur me trajnerin (Koeman) dhe klubin dhe ata më nënshkruan për ekipin e parë. Në fund shkova te një ekip i parë për të pasur më shumë rëndësi. Meqenëse kishte shumë sulmues të mirë, dola për të treguar se çfarë mund të bëj. Jam i kënaqur me vendimin që kam marrë. Le të shohim nëse kur të mbarojë viti, mund ta nis parasezonin në Barcelonë dhe le të vendosë trajneri nëse mund të qëndroj“, ka deklaruar Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *