E bujshme/ Reali i Madridit mendon seriozisht për Muriqin, fërkon duart edhe… Igli Tare

Vedat Muriqi ka rilindur te Majorka. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me paraqitjet e tij në La Liga, ku deri më tani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë një asisit. Më shumë se ai deri më tani ka shënuar vetëm Levandovski. “Elgoldigital.com“ raporton se Reali i Madridit po mendon seriozisht për të blerë kartonin e 28-vjeçarit.

Benzema ka rënë pre e disa dëmtimeve këtë sezon dhe Ançeloti duket se ka piketuar Muriqin për të qenë zëvendësuesi i sulmuesit francez. Sipas asaj që raportohet në media, Reali është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e “piratit”. Por përpos Majorkës, edhe Igli Tare fërkon duart për një transferim të tillë. Drejtori sportiv shqiptar ka përfshirë në kontratën mes klubit spanjoll dhe Lacios se bardhekaltrit do të përfitojnë 45% të vlerës në rast se Muriqi do të rishitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online