E bujshme/ Quhet TRADHTAR! Federata merr vendimin e rrallë, legjenda do të fshihet nga historia e futbollit si të ishte…fantazmë

Një rast tërësisht i paprecedent ka ardhur nga Rusia. Legjenda ukrainase, Antoliy Tymoschcuk është ish-mesfushori i Bayern që gjatë karrierës së tij fitoi mbi 20 trofe, mes të cilëve edhe Champions League. Më herët në Ukrainë quhet si legjendë dhe aktualisht është pjesë e stafit teknik te Zenit. Por nëse të gjithë ukrainasit e tjerë i ndërpren kontratat e bashkëpunimit me vendin që ka pushtuar Ukrainën, ky nuk ishte rasti i Tymoshchuk.

Tashmë Federata e Futbollit të Ukrainës është hakmarrë ndaj personit që po konsiderohet si…tradhtar. Në këmbim të heshtjes ndaj Rusisë, Tymoshchuk duhet të paguajë heqjen e licencës së trajnerit, heqjen e të gjitha çmimeve dhe njohjeve shtëtëore në Ukrainë. Federata do të fshijë Tymoshchuk edhe nga historia e lojtarëve që kanë luajtur me Ukrainën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *