E BUJSHME/ Po bëjnë surprizën në Serie A, klubi italian nis negociatat me djalin e Rudi Vatës

Një lajm i bujshëm vjen nga ishulli britanik. “Sky Sports UK” ka raportuar se ka Bolonja ka nisur negociatat për Roko Vatën. Klubi Selltik ka dhënë dritën jeshile që drejtuesit e ekipit italian të diskutojnë me menaxherin e vetë lojtarit shqiptar.

Vata është vetëm 18 vjeç dhe kontrata i përfundon në verën e këtij viti. Bolonja për të duhet të paguajë vetëm taksën e formimit, e cila kap shifrën e 400 mijë eurove. Skuadra italiane po bën surprizën në Serinë A, ku aktualisht gjendet në vendin e 5 në renditje dhe gjendet vetëm 1 pikë larg zonës Champions./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *