E bujshme/ Plasje brenda ekipit! Mbrojtësi i Belgjikës ironizon Kevin De Bryune: Jemi të vjetër, prandaj jemi kaq keq në sulm?

Belgjika mori një humbje të befasishme ndaj Marokut, duke vënë në diskutim edhe kualifikimin për më tej. Kombëtarja nga Europa ka lënë një shije të hidhur në këto dy ndeshje të para me paraqitjet e bëra në fushën e lojës, aq më tepër kur marrim para sysh lojtarët që kanë në skuadër.

Por përpos lojës së dobët, në Belgjikë duhet të shqetësohen për probleme më madhore. Brenda ekipit duket se ka përplasje dhe kjo dallohet në deklaratën e fundit të Vertonghen-it. Mbrojtësi belg ka ironizuar De Bruyne-n pas ndeshjes me Marokun, nisur nga fjalët që mesfushori i City-t tha pak ditë më parë se: “Nuk kemi asnjë shans për të fituar Kupën e Botës. Jemi shumë të vjetër“.

Kjo frazë nuk është pritur mirë nga Vertonghen-i, i cili është shprehur: “Ne me shumë mundësi sulmojmë keq gjithashtu, sepse jemi shumë të vjetër, apo jo”? Një ironi e drejtpërdrejtë për De Bruyne-n, i cili mban peshën kryesore në organizimin e sulmeve të Belgjikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online