Situata te Partizani nuk është aspak e qetë dhe çështja e fundit me daljen pozitivë të disa futbollistëve me Koronavirus ka bërë që gjakrat të ndizen edhe njëherë tjetër. Fillimisht ishte Dejan Boldor dhe Besnik Ferati që rezultuan të infektuar nga pandemia. Më pas me bërjen e tamponëve për të gjithë ekipin, listës i’u shtua Esat Mala, Çinari dhe Kote.
“Top Channel” raporton se ka pasur një sherr mes këtyre të fundit dhe Boldor. Gjatë një bisede me lojtarin nga Rumania situata ka tejkaluar pas debateve në telefon. Menjëherë lojtarët kanë shkuar te pallati ku jeton Boldor dhe sherri ka agravuar me përdorimin e forcës, ndërsa skenën e ka parë edhe motra e Boldor që është munduar t’i ndajë. Menjëherë ka mbërritur policia me ambulancën, ku Boldori dhe Denisa janë larguar me ndihmën mjekësore. /Sport Ekspres/