E bujshme/ Një talent shqiptar merr vendin e Zlatan Ibrahimoviç, në filmin ku kthen sytë gjithë Europa

Nga Klaudio Ndreca

Zlatan Ibrahimoviç është sinonimi i fjalës “sukses”! Një figurë që transmeton përtej vlerave të një futbollisti për të përcjellë mesazhin se asgjë nuk është e pamundur, limitet ekzistojnë për t’u thyer dhe mbi të gjitha, vetëbesimi është çelësi i suksesi për të shkuar larg. Kur askush nuk beson tek ty, atëherë është momenti më i mirë që të besosh te vetja dhe t’u tregosh sesa kanë gabuar.

Performancat e nivelit të lartë të sulmuesi 39-vjeçar që po “çmend” Italinë dhe Europën me nisjen e frikshme të këtij sezoni të ri bënë që kurioziteti të rritet për gjithçka ka lidhje me të. Së fundmi është zbuluar se një filmi i ri do të dalë në treg dhe këtu bëhet fjalë për jetën e Zlatan Ibrahimoviç.

Në nëntor të 2011 është publikuar edhe një autobiografi nga suedezi, e cila mbetet një nga librat më interesant të futbollit. Por së shpejti do të kemi edhe filmin e ri që do të flasë vetëm për jetën e Ibrahimoviç dhe premiera do të jepet në 2021.

Jakob Beckman dhe David Lagencrantz, “autorët fantazmë” që ndihmuan Zlatan për shkrimin e librit, do të jenë skenaristët e filmit, ndërsa Jens Sjogren do të jetë drejtori përgjegjës. Por e veçanta nuk mbaron këtu teksa përpara disa kohësh u hapën edhe audicionet për aktorët që do të marrin pjesë, ndërsa si kusht kryesor ishte që të interesuarit të vinin nga Ballkani.

Dy personazhet e para që do të tregojnë Ibrahimoviç si fëmijë janë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Dominic Bajraktati, 13-vjeç që luan rolin e Zlatan Ibrahimoviç përgjatë moshës 11-13-vjeç dhe Granit Rushiti, 20 vjeç, që luan rolin e sulmuesit suedez të moshës 17-23 vjeç.

E si për të plotësuar kastin e aktorëve shqiptarë e mbyll Linda Haziri që do të ketë rolin e motrës së suedezit. Megjithatë rasti më i veçantë është për Granit Rushitin. Nuk bëhet fjalë për një aktor, por për një futbollist shqiptar që luan në ligat më të ulëta në Suedi, te ekipi i Eslovs.

Karriera e tij ka nisur te Malmo ashtu si edhe Zlatan, ndërsa është zgjedhur nga kasti i filmit për shkakun e ngjashmërisë fizike dhe shtatlartësisë së tij, 1.90 cm (5 cm më pak i gjatë se Ibrahimoviç), për shkakun e rrënjëve të origjinës që i përket Ballkanit dhe sigurisht vetëbesimit të madh që e ka shoqëruar në karrierë.

Trajneri i Granitit te ekipi i Eslovs, Petter Olsson, e komenton në këtë mënyrë përzgjedhjen: “Kur skuadra e xhirimit erdhi te stërvitja jonë për herë të parë. U thashë: “Është kopja e Zlatan. Vetëm merreni dhe punoni në mënyrën e duhur. Është komplet e pamundur që të gjeni dikë tjetër më të mirë. Mënyra sesi flet, mënyra sesi lëviz, personaliteti dhe aftësia për të luajtur me topin. Është thjesht kopje.  Nuk u surprizova kur vendosën për të, isha i garantuar”.

Në këtë periudhë Rushiti po kalon një dëmtim në ligament dhe kjo i jep mundësinë që të nis një eksperiencë të re si aktor, por që nga ana tjetër mund të jap më tepër benefite edhe për karrierën si futbollist.

Kjo pasi flitet për një film rreth Zlatan Ibrahimoviç dhe që pritet të thyejë rekorde shikueshmërie në gjithë Europën. Ndërkohë drejtori Jens Sjogren, që kryeson gjithë punën në xhirime e ka komentuar kështu pjesëmarrjen e dy të rinjëve shqiptarë: “Dua të punoj me Dominic dhe Granitin pasi e shoh shumë Ibrahimoviç tek ta”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online