E bujshme/ Në Itali e dashurojnë një “pitbull” si Keidi Bare, zbulohet emri i ekipit në Serinë A që po e ndjek

Keidi Bare po shfaq menjëherë vlerat e tij te Espanjoli pas rikthimit të plotë, atje ku po tregon vlerat e tij. Më herët ishin disa dëmtime radhazi që e kanë lënë mesfushorin shqiptar jashtë fushës së blertë duke u kushtëzuar për të mos pasur nisjen e vrullshme në aventurën e re. Sapo “pitbulli” u kthye, nisi që të dashurohej nga tifozët për grintën e madhe dhe njëkohësisht nga tifozët e Espanjol. Së fundmi janë mediat në Spanjë që raportojnë se ka një interes të lartë për Baren, mes disave ekipeve që po e ndjekin me vëmendje.

Për momentin nuk bëhet fjalë për një ofertë zyrtare që ka mbërritur te Espanjoli, por janë disa skuadra nga “La Liga”, “Seria B” dhe “Seria A” që po e vëzhgojnë Keidin. I vetmi emër i një skuadre që është publikuar në media është Parma, me transferimin e madh të Bares që mund të vijë në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *