Lajmi është i bujshëm nëse konfirmohet por fakti është që sipas www.express.co.uk, Napoli i Aurelio de Laurentisit ka refuzuar plot 42 milionë euro për kartonin e Elseid Hysajt, teksa mbrojtësi është në radarin e londiezëve prej kohësh, që duan të mundin konkurrencën e cila mund të shtohet në vijim.
Klauzola për Hysajn prej 50 mln eurosh skadon në fund të qershorit dhe, atëherë, mund të ketë të tjera negociata, por jo tani, jo pas kësaj oferte. Çelsi, i cili është pranë firmës me Sarrin, pasi do të paguajë 5 mln euro te Napoli për prishjen e kontratës, mund të rikthehet në sulm për shqiptarin shumë shpejt…