Brazili bëhet korean, tallje pa fund me Gjermaninë

Dëshpërim total në Gjermani, festë e dyfishtë në Brazil. Seleçao fitoi bindshëm ndaj Serbisë, por në Brazil gëzuan edhe për katastrofën gjermane.

E prisnin në turin e ardhshëm përballjen me gjermanët, por mendoi Korea e Jugut që të hakmerrej për Brazilin, që ende nuk e ka fshirë dramën e humbjes 7-1 në Botërorin ’14.

Fox Sports Brazil e komentoi shkurt humbjen e Gjermanisë, duke postuar në Twitter vetëm një “Ahahahahahaha” pa fund.

Ndërkaq, LANCE kishte hesape për të larë me Toni Kros. Ky fundit uroi vitin e ri 2017 me një lojë simbolesh, duke bashkuar 20 dhe flamujt e BRAZIL-GJERMANI.

Tani LANCE shijon pjatën e hakmarrjes: Gëzuar 2018, me flamujt e Koresë së Jugut dhe Gjermanisë në vend të 20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online