E bujshme/ Milani interesohet për talentin shqiptar, vështrimi hidhet në shtëpinë e Bajernit të Mynihut

Leon Dajaku është talenti shqiptar i radhës që është formuar në akademinë e Bajernit të Mynihut. Sulmuesi 19-vjeçar ka pasur fatin që të stërvitet edhe me ekipin e parë të bavarezëve, atje ku gjenden yjet e futbollit europian.

Megjithatë janë shumë të radha rastet kur elementet e akademisë arrijnë që të fitojnë hapësirat në skuadrën A, për shkakun e konkurrecës të jashtëzakonshme. Për këtë arsye janë skuadrat e tjera të Europës që presin talentet e këtij klubi për t’i rrëmbyer menjëherë dhe t’i premtojnë më tepër besim.

Aventura e Dajakut me Bajernin do të mbyllet në këtë merkato, ndërsa Union Berlin, Këln dhe Nice ishin ekipet e para që u interesuan që ta merrnin lojtarin si huazim me të drejtë blerje. Së fundmi është media prestigjoze “Goal” e cila raporton se edhe Milani është futur në këtë garë për të marrë Leon Dajakun.

Mbetet ende të shihet sesi do të shkojnë zhvillimet në këtë rast. Sa i përket Kombëtares, sulmuesi është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë, por pritet “zgjimi” nga ëndrra e pancerave gjermanë për të vendosur mes Kosovës dhe Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *