Berat Gjimshiti ka bërë një sezon të shkëlqyer ma Atalantën, duke dhënë një kontribut të madh në sukseset që zikaltrit kanë prekur vitet e fundit. Me një eksperiencë të madhe tashmë dhe me një kompeticion të Champions League të përjetuar, lojtari shqiptar mund të shihet si një laternativë e duhur për cilëndo skuadër.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa rënë në sy dhe në Itali duket se ka zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares kuqezi. “Tuttomercatoweb” zbulon se “djajtë” e Milanit janë vënë pas Gjimshitit.
Mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet për të negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm në “San Siro”. Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë rikthimin në Champions dhe Berat Gjimshiti duket i duhuri për t’i ndihmuar në objektivin e tyre. Por Milani nuk është i vetmi që është vënë pas futbollistit shqiptar, pasi interesimi vejn edhe nga gjiganti holandez, Ajaksi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/