E bujshme, Milani i telefonon Juves për Higuainin!

Pasi kanë shpëtuar sezonin evropian të Milanit, duke e rikthyer në grupet e Europa League skuadrën kuqezi, tashmë drejtuesit e Elliott janë duke përgatitur merkaton dhe i kanë lënë gjithçka në dorë Leonardos, që pritet të zyrtarizohet si drejtor i përgjithshëm ditët në vazhdim.

Por, me largimin e Fasones dhe, së shpejti, edhe Mirabelin, braziliani nuk ka humbur kohë aspak dhe menjëherë i ka telefonuar Bepe Marotës, administratorit të përgjithshëm të Juventusit. Tema e telefonatës: Gonzalo Higuain.

Argjentinasi do të largohet nga “Zonja” pas ardhjes së Kristiano Ronaldos, kështu që tashmë po gjendet destinacioni. Dhe, kuqezinjtë janë më shumë se një ide, edhe pse bardhezinjtë janë në tratativa edhe me Çelsin e Sarrit, që kërkon edhe Ruganin.

Një trekëndësh i bujshëm ky, por sigurisht që lëvizja e Leonardos ka kapur të gjithë në befasi, sipas “Sky Sports”. Një sondazh, ose më shumë: gjithçka mbetet për t’u parë. Juventusi kërkon jo më pak se 55 mln euro për “El Pipitan”, teksa rroga e tij nuk do të ishte problem për kuqezinjtë, pra 7,5 mln euro edhe për tre vite të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *