Teksa jemi ende në pritje të publikimit të listës nga ana e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, po zbulohen dita-ditës detaje të reja. “Ora News” ka raportuar se Berat Gjimshiti mund të mungojë për përballjet kundër Anglisë dhe Andorrës. Mbrojtësi shqiptar nuk është rikuperuar ende dhe nuk gjendet në 100% të formës së tij, pavarësisht se u përdor nga Gasperini në kushtet e emergjencës ndaj Manchester United.
Këtë herë pritet që Shqipëria të mos e rrezikojë më tepër Gjimshitin dhe mos ta dëmtojë në vazhdimësinë e tij, duke parë se nuk kemi më shanse për të kërkuar vendin e dytë. Nga krahu tjetër, një tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Amir Abrashit. Ky i fundit nuk ia ka dalë që të hedh pas krahëve dëmtimin dhe nuk do të jetë në shërbim të Rejës për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/