Rei Manaj është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer me gola të shënuara te Sivaspori dhe po arrin që të lërë gjurmë edhe në ndeshje të mëdha. Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e këtij futbollisti.
Vetë menaxheri i lojtarit, Serhat Yilmaz, ka pranuar interesimin e dy klubeve. “Beshiktashi dhe Fenerbahce janë të interesuara për shërbimet e Rei Manajt”, tha Yilmaz për “Serdar Saridag”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/