Kjo merkato e verës për lojtarët shqiptarë ndoshta nuk ishte më e mirë e mundshmja, por gjithsesi Europiani i ka dhënë disi frytet e tij. Sigurisht që nëse Shqipëria do të kishte kaluar grupin e ferrit dhe do të vazhdonte më tej në Gjermani, transferime më të mira do të vinin për lojtarë tanë. Por edhe thjeshtë pjesëmarrja në Europian ka bërë që të paktën në kalimet që kanë bërë këta futbollistë, kanë kaluar si pjesë e rëndësishme e skuadrës së re.
Nga krahu tjetër kemi edhe disa talente të rinj të grupmoshave që po dalin në dritë. Rasti i fundit është ai i Maldin Kacurrit. Futbollisti 18-vjeçar ka qenë më parë pjesë e moshave të Fulham, por ishte Pep Mertescaker që e mori tek ekipi i të rinjëve të Arsenalit. Kacurri njihet si një mbrojtës i pakalueshëm, luftarak dhe me një shtat të lartë që e dallonte ndjeshëm nga bashkëmoshatarët e tij. Në ditën e sotme ka ardhur një lajm fantastik për Maldinin shqiptar. Ai gjendet në stol në ekipin e parë të Arsenalit në përballjen kundër Totenhem. Arteta ka vendosur që ta ketë në dispozicion për këtë takim të vështirë në Premier League. Arteta është një trajner që i beson të rinjëve dhe pas debutimit në listën me ekipin e parë të Arsenalit, nuk duket të jetë e largët koha që Maldin Kacurri të debutojë edhe në fushën e blertë. /Sport Ekspres/