E BUJSHME/ Kumbulla arrin marrëveshjen, transferohet në La Liga

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Marash Kumbulla i ka dhënë fund dilemave. Mbrojtësi shqiptar do të transferohet në La Liga. Lojtari 24-vjeçar pëlqehej nga Parma dhe Empoli, por në fund ka zgjedhur të provojë një përvojë të re jashtë Italisë.

Fabricio Romano njofton se Kumbulla ka arritur marrëveshjen me Espanjolin. Mbrojtësi i Kombëtares do të huazohet deri në fund të sezonit në La Liga, ndërsa detajet e fundit janë zgjidhur sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/