Kristjan Asllani është gjithmonë e më afër Interit. Prej javësh palët janë duke negociuar për një transferim të mesfushorit shqiptar në Milano. Vetë lojtari është bindur nga drejtuesit e Interit, teksa gazetari i njohur, Fabricio Romano, zbulon se 20-vjeçari ka arritur akordin me klubin zikaltër. Tashmë mbetet për tu bindur vetëm Empoli, në mënyrë që të hidhet firma përfundimtare në kontratë.
“Interi ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, në termat personal. Bisedimet po vazhdojnë me Empolin për të vendosur tarifën përfundimtare”, shkruan në llogarinë e tij në “Twitter” Fabricio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Inter have reached full agreement with the Albanian midfielder Kristjan Asllani on personal terms. Talks progressing with Empoli to discuss final fee. ???? #transfers
Asllani and Bellanova are both close to join Inter, while Bremer has always been top target as new centre back.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 9, 2022