E bujshme, Kristal Abazaj transferohet në Kroaci

Kristal Abazaj ka ndryshuar ekip. Sulmuesi anësor i Anderlehtit është huazuar me të drejtë blerje në Kroaci tek Osijeku. Në Belgjikë ai nuk gjeti hapësira dhe pati disa oferta. Lokereni dhe St. Truden e tentuan gjatë janarit, por nuk u arrit një marrëveshje.

Osijeku e ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje. Abazaj tanimë duhet të tregojë vlerat e tij me ekipin e tij të ri. I gjithë qëllimi i këtij transferimi është që sulmuesi të ketë minutat e duhura, çka do i mundësonin edhe praninë në kombëtare.

Në Kroaci merkato mbyllet më 15 shkurt në mbrëmje. Në të shkuarën tek Osijeku ka shkëlqyer Eros Grezda, i shitur këtë verë te Rejnxhërsh për rreth 2 milionë euro. Kjo lëvizje është kryer nga menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Osijekut.

Abazaj në verë kaloi tek Anderlehti për shumën e 750 mijë eurove, pasi u ble nga Skënderbeu. Korçarët e shitën atë pa luajtur asnjë minutë për ta. Bardhekuqtë e kishin blerë nga Luftëtari, por e lanë në huazim në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Nuk dihet se për çfarë shume do të kalojë Abazaj tek Osijeku, nëse kroatët binden dhe duan ta blejnë në verë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *