E bujshme/ Kontratë e re dhe Fiorentina e thërret në ekip të parë, zbulohet e ardhmja e Eljon Toçit që befasoi tek moshat

“Kini kujdes Eljon Tocin”! Kjo ishte thirrja e Kamolezes, që pasi mbylli bashkëpunimin me FSHF si drejtori teknik i Kombëtares, do të shprehej në Itali se 19-vjeçari zotëron potencial të madh. 15 gola dhe 8 asiste të dhëna në 34 ndeshje për të rinjtë e Fiorentinës gjatë sezonit të kaluar. Këto statistika impresionuese tërhoqën vëmendje të madhe.

Thirrja e Kamolezes nuk ka shkuar në “vesh të shurdhër”. Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do ta thërriste për ndeshjet e fundit, por një verë intensive duket se e pret djaloshin. Tashmë ai ka firmosur kontratën e re me ekipin e Fiorentinës që do ta mbajë pjesë të saj deri në vitin 2025.

Por lajmi më i rëndësishëm që vjen nga Italia është thirrja në ekipin e parë nga trajneri Italiano. Ky i fundit ka kërkuar që ta shoh Tocin nga afër gjatë përgatitjes që do të bëjë për sezonin e ri. Megjithatë po sipas këtyre mediave, shanset duket të vogla që 19-vjeçari të mbetet pjesa e ekipit të Serisë A.

Sipas të gjitha gjasave mund të vijë një huazim për rritjen e tij. Aktualisht janë dy ekipe të Serisë B që po vazhdojnë negociatat me Fiorentinën për huazim dhe një mori skuadrash nga Seria C. Para se të shkohet deri këtu, Toci e ka shansin e madh në dorë për të arritur mrekullinë dhe për t’i treguar Italianos se është gati për hapin e madh te Fiorentina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online