E bujshme/ Ka vetëm një kusht, Kristiano Ronaldo do të vesh sërish fanellën e Manchester United

Kristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi pasi bardhezinjtë kanë kosto të lartë financiare dhe portugezi cilësohet si shpenzim i tepërt. Pavarësisht faktit se është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, nuk arriti që t’i shpërblej besimin drejtuesëve të klubit italian.

Në Torino do të vinte për të ndihmuar Juventusin që të fitonte Champions League, ndërsa bardhezinjtë tanimë po humbin edhe Serinë A. Për këtë arsye në Itali kërkojnë largimin e Ronaldos dhe menaxheri Georges Mendes ka nisur negociatat me Manchester United.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi anglez ka vendosur vetëm një kusht. Ronaldo duhet që të pranojë përgjysmimin e rrogës që merr aktualisht te Juventusi, teksa fiton 31 milion euro në vit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *