Juventusi është vënë në kërkim të një lojtari cilësor në mesin e fushës. Zaniolo është një emër që ndiqet prej kohësh nga “Zonja e Vjetër” dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të hedhin hapa konkretë për të sjellë talentin italian në Torino. Roma e vlerëson “heroin” që i dha trofeun historik europian në finalen e Tiranës me vlerën 40-50 milionë euro. Për këtë arsye Juventusi ka përfshirë lijtarë t tjerë në marrëveshje për të zbutur çmimin.
Mesfushori Artur ishte pjesë e ofertës së bardhezinjve, por që nuk ka marrë pëlqimin e verdhekuqve. “Tuttomercatoweb” raporton se klubi kryeqytetas do të kërkojë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Xhakomo Vrioni dhe Mireti. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në Austei sezonin që lamë pas dhe duket se ka joshur Romën për ta vënë në urdhërat e Murinjos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/