Nga Klaudio Ndreca
Fitimi i “Champions League” është “fiksimi” i vetëm i mbetur i Juventusit që ka dërguar shumë trofe në shtëpi, sidomos nëse flasim për dominimin e madh në Seria A. E për këtë arsye pritet që të vijë një tjetër lëvizje e madhe në merkato, teksa Kristiano Ronaldo nuk rezultoi si karta fituese për të shkuar kaq larg.
Pavarësisht krizës së Koronavirusi, bardhezinjtë e kanë një gjetur një mënyrë për të marrë yllin e PSG-së. “7 Gold” raporton se kampionët e Italisë kanë përfshirë Paulo Dibalën në marrëveshje me francezët për të ulur çmimin e sulmuesit.
I vetmi problem në këtë aspekt është pagesa e Nejmarit. Juventusi nuk është i gatshëm që të paguajë brazilianin me të njëjtën shifër që përfiton te PSG-ja, por duhet të pranojë uljen e rrogës. Kështu Nejmar merr rreth 37 milionë euro në vit në Francë, ndërsa tani futbollisti e ka shprehur këtë gatishmëri që të heq dorë nga një shumë e tillë nëse shkon te Barcelona, pasi kërkon të luajë sërish me Mesin dhe Suarezin. /Sport Ekspres/