Juventusi e ka nisur në mënyrë zhgënjyese sezonin e ri. Humbja e fundit me Monzën la një shije të hidhur që duket se nuk do të largohet lehtë nga presidenca. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë po bëhen gati për ndryshime të rëndësishme, me synimin për t’u kthyer në majat e Serisë A. Përpos pozitës së Alegrit që është lëkundur, një tjetër rol ku priten ndryshime është ai i drejtorit sportiv.
Në listën e dëshirave të “zonjës së vjetër” është edhe Igli Tare. Juventusi mësohet se ka nisur kontaktet me ish-sulmuesin shqiptar, i cili aktualisht është në kontratë me Lacion. Ndërkohë kandidatë seriozë për këtë detyrë te Juventusi kanë edhe Petrachi dhe Guintoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/