Një trajner i madh do të vijë në Tiranë, Jose Mourinho, nuk do të jetë ditë e zakonshme për Shqipërinë, por nga ato që do të shënohen në kalendar. Përtej eksperiencës dhe historisë që ka arritur në botën e futbollit me punën e tij, portugezi njihet edhe si njeriu ekstravagant dhe që tërheq gjithmonë vëmendje me veprimet apo sjelljet që jemi mësuar të shohim.
Por një lajm “i zhurmshëm” po qarkullon së fundmi në media. Sipas portalit më të ri sportiv, “SportTime.al”, Jose Mourinho mund të vijë në Shqipëri me një jaht super të shpejt, me udhëtimin që zgjat për rreth tre orë. Disa miqtë e tij të ngushtë në Romë që janë nga Shqipëria, i kanë folur portugezi për bukuritë e mëdha të rivierës shqiptare.
Nga burime konfidenciale zbulohet se portugezi u ka dhënë premtimin se do ta përshkruajë vendin tonë brenda këtij viti me jaht, për të parë më nga afër mrekullitë e natyrës. Por a do të shfrytëzojë Mourinho shansin që i jepet me biletën e siguruar për në finalen e madhe të Conference League, që të përmbushi dëshirën menjëherë? Apo portugezi do të vendosi që të udhëtojë dhe të shoh Shqipërinë gjatë pushimeve të verës?
Kjo mbetet ende të qartësohet dhe koha do të tregojë zgjedhjen e Mourinhos. Megjithatë nuk përjashtohet që “Special One” të vijë nga deti dhe jo nga ajri, duke ditur se zgjedh gjithmonë një metodë që është ndryshe nga e zakonshmja. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram