E pabesueshme/ Trajneri i ekipit anglez merr kartonin e kuq më të pazakontë në Europa League, goditi me inat fëmijën që kapte topat

West Ham luajti në transfertë me Eintracht-in në gjysmëfinale të Europa League dhe humbi me shifrat 1-0, ndërsa me rezultatin e përgjitshëm 3-1. Anglezët e mbyllën ndeshjen pa trajner pasi David Moyes mori karton të kuq dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Bëhet fjalë për ndëshkimin më të pazakontë në historinë e futbollit.

Moyes debatoi me një prej fëmijëve që mblidhte topat dhe më pas e goditi keqazi me top njërin nga djemtë. Një sjellje skandaloze dhe që nuk ka asnjë justifikim pavarësisht rezultatit. Ndërkohë gjyqtari ndërhyri menjëherë për ta ndëshkuar Moyes me të kuq. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online